LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”

Përurohet Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”

Kryeministri i Qeverisë së Republikës ë Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri i kanë përuruar punimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Shefi i ekzekutivit kosovar është shprehur i impresionuar me punën që është bërë gjatë renovimit të stadiumit në Mitrovicë, sipas standardeve dhe kritereve të UEFA-s dhe FIFA-s.

“Dëshiroj ta falënderoj ministrin Memli Krasniqi, kryetarin e Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, Fadil Vokrrin, për punën e jashtëzakonshme në internacionalizimin e sportit kosovar, në krijimin e mundësive për t’i zhvilluar ndeshjet e para ndërkombëtare të futbollit për Kosovën, si njeri që i ka dhënë shumë futbollit kosovar, një njeri që e respekton e gjithë bota për kontributin e tij”, ka theksuar kryeministri Thaçi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të investojë në sport edhe në renovimin e stadiumeve tjera anekënd Republikës së Kosovës.

“Pres që të mërkurën ta kemi edhe ndeshjen e parë historike në mes të Kosovës dhe Haitit dhe të kemi edhe festë. Të shpresojmë, natyrisht fuqishëm se Kosova do të fitojë”, është shprehur kryeministri Thaçi.


Në stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, më 5 mars do të zhvillohet ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll dhe Kombëtares së Haitit. /Epokaere/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori