LAJMI I FUNDIT:

Ajvazi: Na pret punë e vështirë në pranverë

Ajvazi: Na pret punë e vështirë në pranverë

Për dallim nga edicionet e shkuara kur skuadra e Trepçës prore ishte në mesin e më të dalluarave ne elitën e futbollit tonë, në këtë edicion ndodhi e kundërta. Në fakt, “xehetarët” nuk e mendojnë më titullin, por problemi i tyre është se si ta gjejnë rrugën e shpëtimit, në mënyrë që edhe në të ardhmen të mbeten pjesë e kësaj shoqërie.

Rezultatet e vjeshtës janë zhgënjyese dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm drejtuesit e skuadrës së bashku me kryetrajnerin Emin Ajvazi, i cili tashmë ka nisur përgatitjet.

“Po bëhen pesë ditë që kemi nisur përgatitjet për garat pranverore. Skuadra ka pësuar shumë ndryshime dhe është e qartë se na pret punë e vështirë. Disa nga lojtarët kryesorë si Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu, Daut Maxhuni e Kurishaj nuk janë më pjesë e skuadrës, ndërkohë që nuk mund të them se kemi gjetur zëvendësime adekuate. Premtime për përforcime ka, por na mbetet të shihet se cilat do të jenë ato”, thotë kryetrajneri i Trepçës, Emin Ajvazi.

Nuk ka dyshim se nëse duan të mbeten në Superligë, mitrovicasit duhet të angazhojnë futbollistë cilësorë. Jo rrallë në këtë skuadër është menduar edhe për të huaj. Me gjasë kjo do të realizohet tani.


“Nga drejtuesit e klubit kemi marrë premtime se do të përforcohemi me tre futbollistë jashtë Kosovës. Dy janë nga Shqipëria, kurse njëri nga një shtet afrikan. Këta pritet të na bashkohen në Shqipëri”, shprehet Ajvazi. Kur është fjala te përgatitjet, Ajvazi thotë se “është e sigurt se një fazë të përgatitjeve do ta kryejmë në Shqipëri, ku do të kemi mundësi t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese për të parë më mirë se ku qëndron ekipi. Jemi në pozitë të pavolitshme dhe do ta kemi vështirë në pranverë, por shpresoj se Trepça në fund të edicionit nuk do të jetë në mesin e skuadrave që do t’i thonë lamtumirë Superligës”.

Ajo që vlen të ceket për të mirë është fakti se pamja e stadiumit “Adem Jashari” po ndryshon dhe kjo jo vetëm në tribuna, por në lokalet përcjellëse, të cilat gjithsesi do të motivojnë drejtuesit edhe më shumë.

Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në stinorin vjeshtor, Trepça ka tubuar 18 pikë dhe renditet në pozitën e 9-të, ndërkohë që rivali i parë në stinorin pranveror është kampioni aktual, Prishtina, me të cilën ballafaqohet në kryeqytet. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Serie A
Kalo në kategori