LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mposhtë skuadrat nga Shkupi

Sigal Prishtina mposhtë skuadrat nga Shkupi

Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave në Ligën Ballkanike, basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore me dy skuadra nga Shkupi.

Në ndeshjen e parë në palestrën e sporteve në kryeqytet, Sigal Prishtina mposhti Lirinë me rezultat 91:75, kurse në ndeshjen e dytë në Shkup, prishtinasit dërrmuan Vardarin me rezultat të thellë 105:53.

Siç dihet, ndeshjen e parë në Ligën Ballkanike Sigal Prishtina e zhvillon të mërkurën me 15 janar në Sofje të Bullgarisë ku për rival do ta ketë nënkampionin e kësaj lige, Levskin, i cili ka 11 pikë, pra një më pak se Sigal Prishtina. /Zëri/Telegrafi.