LAJMI I FUNDIT:

Rregullohet ngrohja në Karagaç

Rregullohet  ngrohja në Karagaç

Mungesa e ngrohjeve në palestra kosovare është problemi kryesor i shumë skuadrave, për shkak të temperaturave të ulëta të cilat mbretërojnë, duke pamundësuar të zhvillohet një ndeshje normale. Por, këtë problem nuk pritet ta ketë më palestra ‘Karagaçi’ pasi Komuna e Pejës, është përkujdesur që të vë në funksion ngrohjet për të gjitha klubet. Edhe kryetari i skuadrës së Pejës, Art Gashi tha se Komuna ka premtuar se do të paguaj naftën për ndeshjet e ardhshme.

“Komuna na ka premtuar që do të paguaj naftën për ndeshjet e ardhshme. Deri në ndeshjen e fundit kundër Galil Gilboas, e kemi paguar me mjete tona personale. Pajisjen e palestrës me kalorifer (energji elektrike), e kemi bërë ne dhe një pjesë skuadra e hendbollit Besa. Ndërsa, komuna ka premtuar që faturat mujore të energjisë elektrike të paguhen prej saj”, pohoi Gashi.

Tutje ai vazhdoi duke thënë se kjo do të jetë në të mirë të skuadrës edhe gjatë stërvitjeve të cilat do t’i bëjnë. Peja stinorin vjeshtor në ETC Superligën përfundoi në pozitën e parë duke u shpallur kampione vjeshtore me 27 pikë të tubuara. Nga ana tjetër, edhe i pari i skuadrës së Besës në basketboll, Arbër Elshani e ka mirëpritur ndihmën e Komunës, duke e cilësuar si një punë shumë të mirë. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Kalo në kategori