LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Leci kalon te Prishtina

Zyrtare: Leci kalon te Prishtina

Tashmë nuk ka dilema, Liridon Leci, prej dje është futbollisti i Prishtinës me të cilën ka nënshkruar kontratë për një vit. Nënkryetari i FC Prishtina, Afrim Muçiqi, ka deklaruar se me përforcimet e bëra, Prishtina ka vetëm një qëllim, mbrojtjen e titullit të kampionit. Muçiqi ka premtuar edhe një përforcim tjetër, emër shumë të madh të futbollit.

Leci në vitin 2010 kalon në skuadrën e njohur suedeze të Superligës, Kalmar për të cilën luan për dy vite dhe për një sezon paraqitet në Kupat evropiane. Në edicionin e fundit 2012/13, Leci paraqitet për skuadrën e Ligës së parë, Landskrona Boys, me të cilën i ka skaduar kontrata para disa ditësh.

“Në Landskrona më është skaduar kontrata, ndërsa nuk kam mundur të bije dakord në aspektin financiar me disa ekipe që më kanë kërkuar, por edhe nuk kanë qenë skuadra të nivelit të lartë çfarë kërkoj. Jam kthyer për pushime dhe pas bisedave edhe me familjen, vendosa që të rikthehem në këta gjashtë muaj për Prishtinën”, ka thënë Liridon Leci.

“Është ndjenjë e mirë të kthehesh në Prishtinë ku edhe e njoh ambientin. Për mua nuk ka telashe pasi jam mësuar me ambiente në shumë skuadra. Tani dua të kem një titull me Prishtinën. Për gjashtë muaj jam sigurt në Prishtinë, pastaj do të shohim, të bëjmë më të mirën për klubin e më vonë do të shohim se si do të ecin punët”, ka thënë për fund, futbollisti i kthyer nga kampionati suedez në Superligën e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori