LAJMI I FUNDIT:

Leci afër rikthimit në Prishtinë

Leci afër rikthimit në Prishtinë

Prishtina afër ‘goditjes’ së radhës, e cila kësaj here ka një ‘erë’ tjetër pasi që bëhet fjalë për një futbollist me përvojë evropiane. Kryeqytetasit janë shumë afër t’i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të majtë, Liridon Leci, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës suedeze, Landskrona.

Pas aventurës në vendin skandinav, lojtari kërkon që ta vazhdoj karrierën në Kosovë, ku me shumë gjasë do të djersitë fanellën ‘bardhekaltër’ të prishtinasve në sezonin pranveror.

Palët janë në bisedime dhe negociatat po shkojnë shumë mirë. Këtë e konfirmon Leci, i cili beson shumë në arritjen e marrëveshjes. “Kemi biseduar me krerët e Prishtinës, ku të dy palët jemi të interesuara që të bashkëpunojmë në të ardhmen. Marrëveshja përfundimtare nuk është arritur ende, por ka gjasa reale që të ndodhë një gjë e tillë gjatë ditëve në vazhdim”, deklaroi Leci për gazetën Arena, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës, saktësisht prej vitit 2003 deri më 2005.

Ani pse luajti për shumë vite në futbollin shqiptar, Leci s’mendon ta vazhdojë karrierën atje. Ai dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë në Kosovë, ku thotë se i jep përparësi Prishtinës. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori