LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri

Sejdiu do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri

Futbollisti Florent Sejdiu me gjasë karrierën futbollistike do ta vazhdojë në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar për gazetë vetë futbollisti mitrovicas, i cili momentalisht është lojtar i lirë.

Ai ka treguar se kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, i ka premtuar se këto ditë do ta provojë në prova te skuadra e Besës së Kavajës. “Kontrata me Trepçën më ka përfunduar dhe tash jam lojtar i lirë. Nexhmedin Haxhiu më ka premtuar se do të më dërgoj shumë shpejt te skuadra e Besës, por të shohim çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave”, ka thënë Sejdiu.

Lidhur me ofertat nga skuadrat vendore Sejdiu është treguar i sinqertë duke treguar se nuk ka asnjë ofertë zyrtare. “Nuk kam marr asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë skuadër. Ka pasur fjalë se Trepça ’89 është e interesuar për mua, por konkrete nuk ka. Njëherë përnjëherë jam i fokusuar për mundësinë që të angazhohem në Shqipëri. Nëse kjo nuk ndodh, do ta shikojë mundësinë të angazhohem në ndonjë skuadër vendore”, ka shtuar ai.

Sulmuesi Florent Sejdiu, përveç përvojës në futbollin kosovar, ka pasur rastin të luajë edhe në Finlandë për skuadrën e PK-35. /Epokaere/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori