LAJMI I FUNDIT:

Klube të mëdha pas Zhdrellës

Klube të mëdha pas Zhdrellës

Zhdrella konfirmon interesimin e Llamkos Koosvës, Skënderbeut dhe Partizanit, por tregon se për “fatin” e tij vendosin drejtuesit e KF Hysit. Për epitetin e futbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2013 thotë se e meriton vetë për faktin se ka luajtur mirë gjatë gjithë vitit.

Fati i futbollistit më të mirë në vend, Mentor Zhdrellës, është në duart e Hysit, pasi kontrata e kapitenit me skuadrën nga Merdara është valide edhe për një vjet e gjysmë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollisti Mentor Zhdrella për “Epokën e re”. “Për të ardhmen time vendosin drejtuesit e Hysit, pasi jam lojtar i kësaj skuadre. Kontrata ime është edhe një vit e gjysmë dhe çfarëdo vendimi që marrin drejtuesit e Hysit e respektoj”, ka thënë Zhdrella për gazetën.

Mesfushori është një nga lojtarët më të kërkuar në secilin afat kalimtar në Kosovë, si nga skuadrat vendore ashtu edhe nga ato të regjionit. Llamkos Kosova, Skënderbeu dhe Partizani janë disa nga skuadrat që po e kërkojnë Zhdrellën. “Po, oferta kam si zakonisht, por skuadrat që më kërkojnë duhet të bisedojnë me Hysin, pasi unë jam lojtar i kësaj skuadre”, ka shtuar ai.

Zhdrella ka zbuluar se ka pasur bisedime në mes të drejtuesve të Partizanit dhe atyre të Hysit. “Partizani është një prej skuadrave që po më kërkon dhe drejtuesit e saj kanë biseduar me ata të Hysit. Mirëpo deri tash asgjë konkrete nuk ka”, ka deklaruar Zhdrella.


Në fund futbollisti më i mirë për tre vjet me radhë në Kosovë ka folur edhe për mundësinë që të shpallet sërish më i miri.

“Po pres të shpallem sërish më i miri. Kam pasur paraqitje të mira gjatë gjithë vitit dhe e meritoj një gjë të tillë. Jam futbollisti që po e shkruaj një histori të re në futbollin e Kosovës. Normalisht se më motivon të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen dhe të kam suksese”, ka përfunduar Zhdrella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori