LAJMI I FUNDIT:

“Bombë” në Pejë, Shaptahu kërkon rikthimin në Prishtinë

“Bombë” në Pejë, Shaptahu kërkon rikthimin në Prishtinë

Bombë apo termet në Pejë, quajeni si të doni sepse ylli më i madh i kësaj skuadre ka kërkuar rikthimin te skuadra që e bëri të madh, Sigal Prishtina.

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të basketbollit të pasluftës në Kosovë, Samir Shaptahu, është duke i numëruar ditët te klubi pejan. 33-vjeçari pasi bëri një rrugëtim të gjatë nëpër klubet kosovare si, Mabetex, Bashkimi, Peja, si duket ka vendosur që të rikthehet aty ku e nisi gjithçka.

Samiri luajti tre edicione te Prishtina gjatë periudhës 2002/2003 – 2005/2006, dhe ishte njëri ndër basketbollistët më të mirë të klubit, e sidomos ndër më të dashurit për adhuruesit e basketbollit në Kosovë. Ai korri sukses të madh me bardhekaltërit duke u kurorëzuar dy herë me titullin e kampionit të Superligës së Kosovës, dhe si duket tani dëshiron të kthehet përsëri për ta mbyllur karrierën.

Lajmin bombastik e kemi marrë nga një burim i afërt me kryesinë e klubit i cili na shpjegoi gjithçka në lidhje me këtë. “Samiri po kërkon që të kthehet në Prishtinë. Ai na ka thënë që ta bëjmë ‘punën’ që Peja t’ia lëshojë fletëlëshimin sepse është mërzitur në atë qytet”, thotë burimi për Telegrafin.


Ai gjithashtu ka shtuar se Samiri pas përfundimit të stinorit vjeshtor është takuar me një zyrtar të Sigal Prishtinës. “Ai gjatë këtyre pushimeve është takuar me një zyrtarë tonin. Ende nuk ka asgjë konkrete për momentin, mirëpo ‘Shapta’ dëshiron të kthehet në Prishtinë”, ka shtuar burimi për redaksinë tonë.

Ne jemi munduar të kontaktojmë me kryesinë e Sigal Prishtinës por ata nuk kanë dashur të prononcohen në lidhje me këtë temë. Gjatë ditës do të mundohemi të marrim edhe një prononcim nga kryesie e klubit pejan për ta kuptuar edhe më mirë situatën.

Edhe pse kjo gjë tingëllon si një transferim bombastik, një rikthim i tij te Sigal Prishtina është pothuajse i pamundur, pasi tifozët e tyre Plisat, në asnjë mënyrë nuk do të pranonin këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori