LAJMI I FUNDIT:

Presin ndihmë nga komuna

Presin ndihmë nga komuna

Viti i ri është afër, ndaj Ferizaj e Drita po presin shefat e ri të qytetit për ‘dhuratat’ e fundvitit. Që të dy klubet janë në pritje të kryetarëve të rinj komunal, për marrjen e ‘dritës së gjelbër’ rreth ndihmës financiare për stinorin pranveror. Muharrem Sfarqa (Ferizaj) e Lutfi Haziri (Gjilan) gjatë ditëve të ardhshme do të takohen me krerët e këtyre klubeve, pasi që prej të hënës janë ulur në kolltukun e kryetarit.

Drejtori i ekipit ferizajas, Nadir Haxhimusa, konfirmoi që kryesia e klubit është në pritje të kryetarit Sfarqa. “Kryetari i komunës sonë ka qenë shumë i nxënë gjatë ditëve të fundit. Jemi ende duke e pritur atë, për të mbajtur një takim që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e klubit. Besoj që kjo mbledhje do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Haxhimusa.
Në pritje të këtij takimi, klubi ferizajas ka siguruar ndihmën financiare të tre sponsorëve të fuqishëm. Bëhet fjalë për kompanitë ‘Bardhi’, ‘Eskavatori’ dhe ‘X Project’.

“Kemi biseduar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit dhe tani kemi konfirmimin e tre sponsorëve të fuqishëm, të cilët do të na ndihmojnë në stinorin pranveror. ‘Bardhi’, ‘Eskavatori’ dhe ‘X Project’ do të derdhin mjete financiare në arkat e klubit, në mënyrë që t’i arrijmë objektivat që i kemi”, shtoi Haxhimusa. Të kujtojmë që as trajneri Bylbyl Sokoli e futbollistët tjerë të skuadrës, nuk e kanë të sigurt qëndrimin te ‘bardhekaltërit’. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori