LAJMI I FUNDIT:

Besa i largon amerikanët

Besa i largon amerikanët

Skuadra e Besës që këtë edicion u inkuadrua në ETC Superligën e Kosovës në basketboll, së fundmi ka pasur shumë ndërrime të lojtarëve të huaj për arsyeje të paraqitjeve të tyre në parket. Kryetari i kësaj skuadre, Arbër Elshani, bëri të ditur për Arena se tre lojtarët e huaj Davind King, Quentin Demeritte dhe Chae Philips ishin në prova te skuadra dhe nuk kishin kontrata profesionale, duke paralajmëruar edhe një largim të tyre

“Të tre lojtarët amerikanë, King, Demeritte dhe Philips nuk kanë pasur kontratë profesionale me klubin. Ata ishin në prova në skuadrën tonë dhe nuk kanë arritur të sigurojnë kontrata profesionale. Ne kishim marrëveshje me ta që të sigurojmë biletat, ushqimin në një restorant shumë luksoz si dhe vendbanimin, të gjitha të siguruara. Ndryshe, ata nuk janë paguar më shumë nga klubi pasi kështu ishte marrëveshja”, u shpreh Elshani për gazetën Tribuna.

Ndryshe, i pari i skuadrës pejane bëri të ditur se vetëm lojtarët vendorë dhe qendra angleze, Brad Kanis, së bashku me trajnerin, Boris Kurtoviq, kanë kontrata me klubin. “Trajneri si dhe të gjithë lojtarët vendor kanë kontrata profesionale me klubin. Pas pushimeve, trajneri, Boris Kurtoviq dhe Kanis do të rikthehen sërish në skuadër. Unë besoj se me një trajner si Kurtoviq do të arrijmë synimet tona të cilat i kemi”, shtoi Elshani. Besa stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e gjashtë me 19 pikë të tubuara. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori