LAJMI I FUNDIT:

Dajaku vendos në fundjavë

Dajaku vendos në fundjavë

E ardhmja e njërit nga mesfushorët më të mirë në vendin tonë, Taulant Dajakut do të vendoset në këtë fundjavë.

Dajaku aktualisht është pjesë e Ferizajt, por ende është e paqartë e ardhmja e tij. Ish futbollisti i disa skuadrave elitare, ka thënë se gjatë vikendit që po vjen do të ketë një takim me krerët e Ferizajt, dhe sipas tij, në atë takim do të vendoset nëse ai do të vazhdojë të mbetet pjesë e Ferizajt, apo e ardhmja do ta gjej në ndonjë klub tjetër.

“Në fundjav kemi një takim dhe besoj se aty do të vendoset çdo gjë që lidhet me të ardhmen time, por edhe disa lojtarëve tjerë. Do të mbahet një takim me donatoret e klubit, e të cilët do të marrin përsipër disa pagesa të mbetura, e po ashtu edhe për marrëveshjet me lojtarët të cilëve u ka skaduar kontrata”, ka thënë Dajaku për KosovaPress.

Ai ka pranuar se ka klube që kanë shprehur interesim për të, por Dajaku thotë se është në pritje të Ferizajt.


“Ka pas njerëz që më kanë kontaktuar, por unë nuk kam pranuar të bisedojë më askënd pasi që jam në pritje të klubit të Ferizajt”, ka theksuar Dajaku.

Ai shpreson se në takimin e fundjavës me krerët e Ferizajt do të vendoset e ardhmja e tij dhe disa lojtarëve të tjerë të skuadrës ferizajase. /KP/Telegrafi/