LAJMI I FUNDIT:

Jo dhunë ndaj gjyqtarëve

Jo dhunë ndaj gjyqtarëve

Kuvendi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe vendimi për faljen e basketbollistit të Dritës, Qëndrim Demi, ka shkaktuar reagime te gjyqtarët e basketbollit tonë, të cilët janë të befasuar me një vendim të tillë. Ata këtë e kanë shprehur përmes një komunikate në të cilën ndër të tjera thuhet: “SHGJBK është e indinjuar me vendimin e kuvendarëve të Kuvendit të FBK-së në lidhje me faljen e dënimit të përjetshëm lojtarit të KB Drita, Qëndrim Demi.

Me këtë vendim edhe njëherë vërehet qartë se rregulloret-vendimet nuk respektohen as për së afërmi kur dihet që gjithë opinioni basketbolldashës e ka parë në xhirim që lojtari në fjalë ka realizuar sulm fizik ndaj gjyqtarit Xhavit Beqiri”. Në fakt, gjyqtarët sikur pyesin kuvendarët që morën një vendim të tillë se a do të jetë ky incident dhe kjo “mëshirë” në avancimin e basketbollit, respektimit të rregulloreve dhe ruajtjen e autoritetit të gjyqtarëve në të ardhmen.

Ata janë të bindur se përgjigjja është jo, ngase siç shprehen “realizimi i sulmit fizik dhe vuajtja e dënimit nga shkaktari i incidentit në periudhën kohore prej një viti e gjysmë konsiderojmë se është minimale, ngase nesër kush të dëshiron i sulmon gjyqtarët dhe falet pas një viti e gjysmë”.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ishte i pranishëm në kuvend kur u mor vendimi për uljen e dënimit për basketbollistin Demi, dhe e ka të qartë pezmin e gjyqtarëve të basketbollit. Mirëpo, Belegu thotë se nuk ka çka të bëjë, pasi ishte i pafuqishëm në këtë, të ndërrojë diçka.


“T’ju them të drejtën as unë nuk jam pajtuar me një vendim të tillë, por nuk kam çka të bëj kur kështu vendosin delegatët e kuvendit me votat e tyre. Shumica ishte për uljen e dënimit dhe ne duhet të pajtohemi me të”, thotë Erolld Belegu.

Në anën tjetër njëri ndër gjyqtarët më të dalluar në basketbollin kosovar, Arbnor Rifati, e pranon se është i befasuar për të keq kur ka dëgjuar për një vendim të tillë.

“Ne e kemi thënë qartë në mbledhjen e gjyqtarëve se jemi kundër vendimeve të tilla, të cilat nuk janë për të mirën e basketbollit tonë. Kjo për faktin se në këtë mënyrë po humb kuptimi i rregullores. Jemi afër që të pranohemi në FIBA dhe vendime të tilla nuk na bëjnë mirë, pasi e prishin imazhin e basketbollit tonë dhe është e qartë se do të kemi telashe.

Askund në botë nuk ndodh që gjyqtari të rrahet në prani të të gjithëve, madje edhe të medieve, pastaj të dënohet për tërë jetën e më pas t’i falet dënimi”, thotë Rifati, duke vazhduar se “kjo i jep hapësirë edhe të tjerëve që të na rrahin kur të duan dhe të mos brengosen se mund të dënohen për shumë kohë.

Me një vendim të tillë është e qartë se po cenohet autoriteti i gjyqtarëve të basketbollit te ne. Nuk ka dyshim se kjo më shqetëson jo vetëm mua, por edhe gjyqtarët tjerë të basketbollit dhe nuk na mbetet asgjë tjetër, vetëm të shpresojmë se gjërat e tilla nuk do të ndodhin më”.

Me shpresë që këto raste të jenë të fundit, gjyqtarët bëjnë apel që këto raste të mos përsëriten sepse mundi, sakrifica, zbatimi i rregullave, do të na humbin mundin tonë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori