LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi te Hajvalia

Pakënaqësi te Hajvalia

“Nuk ka pare, nuk ka organizim nuk ka seriozitet”, kjo është arsyeja që e ka shtyrë futbollistin e Hajvalisë, Qëndrim Sejdiu, që përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, ta shkëpusë kontratën me Hajvalinë. Mirëpo, ka të atillë që flasin fjalë shpresëdhënëse se klubi do të stabilizohet shpejt.

“Na kanë mbetur disa paga borxh dhe për këtë unë kam bërë kërkesë për t’u ndarë me ta. Shikuar ligjërisht unë kam të drejtë dhe nëse FFK-ja i përmbahet rregullores që i ka krijuar vetë, atëherë unë gjatë javës së ardhshme do të shkëpusë kontratën me Hajvalinë dhe do të jem futbollist i lirë”, tha Sejdiu, duke njoftuar se klubi nuk e ka paguar dy muaj e sipas rregulloreve të FFK-së, ata futbollistë që nuk janë paguar me dy muaj rresht, kanë të drejtë të kërkojnë shkëputjen e kontratës. Sejdiu, nuk është i vetmi që ka kërkuar largimin, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe Lulzim Dushlaku. Gjatë ditës së diel ka qenë i pamundur kontakti me ndonjë zyrtar të klubit, sidomos me drejtorin Ali Ajeti, i cili për gjithë kohën celularin e ka mbajtur të shkyçur nga rrjeti.

Mirëpo, derisa klubi po hesht dhe këta dy futbollistë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, ka disa të tillë madje edhe ata që ishin suspenduar nga klubi që flasin fjalë shpresëdhënëse madje edhe për mundësi rikthimi.

As Erdin Hashani e as Armend Kastrati të dy të suspenduar muaj me parë, nuk e mohojnë mundësinë e kthimit.


“Për momentin nuk ka asgjë, kam kontaktuar me klubin, ata pritet të mbajnë një mbledhje dhe pastaj mbetet të shihet”, tha Hashani, duke lënë të kuptohet se gjasat për t’u kthyer nuk janë humbur.

I tillë ishte edhe futbollisti gjilanas, Armend Kastrati, i cili ka konfirmuar bisedën që ka pasur me kryetarin e klubit Mehedin Pergjegjaj (Meda). Mirëpo ende nuk ka asgjë të sigurt.

“Është e vërtetë se klubi ka disa borxhe sa i përket pagave, por problemi im me Hajvalinë nuk lidhet me paratë”, tha Kastrati duke shtuar se gjasat për t’u rikthyer në ish-skuadrën janë 50:50.

“Unë kam kontratë edhe 6 muaj me klubin dhe kam dëgjuar se disa lojtarë kanë kërkuar shkëputje të kontratës. Unë nuk e kam atë problem. I vetmi problem që kam është suspendimi që më ka bërë drejtori i klubit. Kam pasur një bisedë me Meden dhe ai është i mendimit të rikthehem, por ende asgjë konkrete nuk ka”, shtoi mesfushori, i cili gjatë kësaj kohë ka marrë disa oferta, por puna “pezull” me skuadrën ka bërë që ai mos të vendos ende asgjë.

Gjithsesi, duhet pranuar se probleme me paga në Kosovë kanë pothuajse gjitha klubet dhe nuk është e tillë vetëm Hajvalia. Kështu shenja se kjo situatë shpejt do të tejkalohet ka dhënë kapiteni i ekipit, Gëzim Gashi. Ai ka njoftuar se të hënën do të takohen me kryesin për të marrë një pagë të premtuar, por edhe për të biseduar për gjëra tjera.

“Deri tash nuk ka pasur një lëvizje, por të hënën besojmë se do të sqarojmë shumëçka. Do të kemi një takim me kryesi për ta marrë një pagë dhe për të diskutuar edhe për gjëra tjera. Besojmë se edhe për trajnerin e ri do të merremi vesh shpejt”, tha Gashi i cili e ka pranuar se klubi nuk është në situatë të mirë dhe se duhet të mobilizohen që ta lënë anash stinorin vjeshtor, sipas të cilit ai ishte më i keq që nga hyrja në Superligë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori