LAJMI I FUNDIT:

Dajaku i pavendosur

Dajaku i pavendosur

Njëri nga mesfushorët më me përvojë në futbollin kosovar, Taulant Dajaku, ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në janar. Sipas tij është skuadra e Ferizajt ajo që e ka shtyrë të mos marr ndonjë vendim.

“Tash për tash jam në pritje të shlyerjes së disa obligimeve nga klubi i Ferizajt e pastaj të bisedojmë për vazhdimin. Për hir të korrektësisë, personalisht do pres deri në afatin që jemi marr vesh për të pritur”, tha Dajaku për Zërin, duke shtuar se kjo ka bërë që ai mos të nis biseda më asnjë skuadër tjetër.

“Ende asnjë kontakt se kam zhvillu me asnjë skuadër tjetër, pasi siç do pres të qartësohem me ekipin e Ferizajt”, shtoi Dajaku. Burime të gazetës mësojnë se një interesim për të ka shprehur skuadra e Ferronikelit, sidomos pas dështimit të transferim të mesfushorit Dukagjin Gashi nga Drenica. Megjithatë, tash për tash kjo mbetët vetëm në fazën spekulimeve, pasi që edhe vet Dajaku mohon të ketë pasur ndonjë bisedë me ta.

“Thash edhe më herët se biseda me askënd nuk kam zhvilluar, e as me Ferronikelin, unë nuk e di nëse ky klub ka shprehur interesim për mua. Pa përfunduar gjithçka me Ferizajn nuk dua të marr ndonjë hap tjetër”, përfundoi Dajaku. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori