LAJMI I FUNDIT:

Leci ende po pushon

Leci ende po pushon

Suedia, Shqipëria dhe Kosova, këto janë tri opsionet e mundshme që futbollisti kosovar, Liridon Leci, të luajë gjatë stinorit pranveror.

Pas një ndarje jo të mirë me skuadrën suedeze të Landskronas, e cila e kishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve, mbrojtësi majtak, këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, ku po i kalon pushimet, derisa për të ardhmen mbetët të vendos më vonë.

“Momentalisht jam vetëm duke pushuar dhe fare nuk jam duke folur për futboll. Sigurisht që çdo futbollistë mendon dhe analizon se ku mund të luaj, por për mua ende është herët dhe kështu momentalisht po i shijojë pushimet”, tha Leci, i cili e pranon se kohëve të fundit është kontaktuar nga dy skuadra të Superligës së Shqipërisë, por që duket se nuk e kanë joshur me kushtet e ofruara financiare.

“Kam biseduar me dy klube nga atje, por them të drejtën me kushtet që i kanë afruar nuk jam i kënaqur dhe nuk besoj se do ta pranojë. Nuk e di arsyen, por futbolli shqiptar ka pësuar rënie. Në kohën kur kam luajtur unë atje, kushtet financiare kanë qenë shumë më të mira edhe organizimi, por edhe cilësia më e mirë”, shtoi Leci, i cili këto ditë është pajisur me pasaportë shqiptare, por që duket se gjasat janë të vogla të luaj atje.


“Nuk them se nuk do të luaj në Shqipërisë, por nuk them se nuk do të luaj as në Kosovë e Suedi, të tri këto vende janë në opsion, se ku do të vendos mbetet të shihet”, vlerësoi 28 vjeçari. Leci muaj më parë ishte në të gjitha ballinat e gazetave evropiane për kurdisej të ndeshjeve, mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur lajmi nga klubi i tij se ai nuk është i përfshirë në këtë skandal.

“Jo nuk kam asnjë problem të luaj në çfarëdo kampionati. Gjithkund në botë ka dyshime, emri im është aluduar për kurdisje për çka më vonë federata suedeze ka dalë me komunikatë se gjithçka është mbyllur dhe se jam i pastër. Në fakt ata e kanë mbyllur rastin, por unë nuk e la më kaq, procesi gjyqësorë ka nisur dhe unë do t’i shkoj deri në fund, pasi që përfshirja e emrit tim në ato gjëra ka ndikuar paksa në prishjen e imazhit tim si futbollistë”, tha Leci. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori