A e dini kush është Rrahman Hajredini? Sigurisht se pak kush e njeh këtë emër. Por, ai është anëtar i Bordit të FC Prishtinës dhe për më tepër aksionari më i madh i klubit numër një në Kosovë. Hajredini, që jeton në Zvicër, në intervistën për gazetën Arena, flet për pakënaqësitë e tij në klub dhe zbulon se në muajin e ardhshëm do të mbahet Kuvendi. Aty pritet të mbahen edhe zgjedhjet për kryetar, ku ai nuk përjashton mundësinë për t’ia zënë vendin Remzi Ejupit.
Jeton në Zvicër, ku ka biznesin e vet. Është anëtar i Bordit të FC Prishtinës, por Rrahman Hajredini është aksionari më i madh i këtij klubi. Ai ka 34 për qind të aksioneve, gjysmën më shumë se anëtarët tjerë të Bordit, Remzi Ejupi e Ahmet Kurtolli. Hajredini në intervistën për gazetën Arena, flet për pakënaqësitë e tij dhe ndryshimet që pritet të ndodhin te Prishtina. Ai zbulon se Kuvendi i klubit, i cili nuk është mbajtur prej shumë vitesh, do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Madje, ai nuk përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar.
Cili është statusi juaj momental te Prishtina. Thuhet se kohëve të fundit nuk jeni duke dhënë para te Prishtina, ashtu si më parë. Cila është e vërteta?
E vërteta është se para jemi duke dhënë sikur prej fillimit dhe këtë më së miri e di drejtori Sokol Krasniqi, që është menaxher i yni. Ai e di kush sa është duke dhënë. Bile dje (e mërkurë) kam dhënë para për lokalin që e kam aty me qira edhe pse është ende i mbyllur. Unë paguaj ende qira vetëm për t’i ndihmuar klubit.
Si i vlerësoni rezultatet e skuadrës gjatë vjeshtës?
Me një pjesë jam i kënaqur, tash janë ato rezultate që janë. Nuk kanë shkuar sendet si kemi dashur ne, pra, ashtu si kemi folur në bord. Pas Vitit të Ri, do të thërrasim mbledhjen, pra Kuvendin.
Domethënë, ju jeni për të thirrur Kuvendin?
Unë kam qenë për të mbajtur edhe auditim edhe Kuvendin, por njëherë për njëherë kanë shkuar gjërat zhagas. Ata ishin takuar këtë javë në mbledhje të Bordit. Pardje, më ka dërguar një e-mail Sokoli (Krasniqi), pastaj unë erdha nga Zvicra dhe u takova me të. Nuk bën me i lëshuar gjërat zhagas.
Pra, Kuvendi pritet të mbahet muajin e ardhshëm?
Ne kemi folur për ta mbajtur në janar Kuvendin. Bile Ismeti (Begolli) i kishte thënë Remzisë ty edhe mandati të ka dalë. Kuvendi do të mbahet kah gjysma e janarit, nuk do të shkojë larg dhe do të thirret.
Atëherë, a ka gjasa që në Kuvend me u mbajt edhe zgjedhjet për kryetar?
Sigurisht që po.
Ti vetë, a do të kandidosh për kryetar të klubit?
Varet aty prej mbledhjes se si do të vendoset dhe si do të shkojnë gjërat. Duhet me bërë rikonstruktim, duhet me bërë ndryshime. Duhet me pas djem të rinj, menaxherë që kanë kohë me u marr me atë punë, sepse i kanë lënë gjërat në asgjë. Besoj që pas Kuvendit do të ketë ndryshime.
Domethënë, ka gjasa të kandidosh për të parin e Prishtinës?
Tash, ta shohim kush çfarë ka bërë për klub, si kanë shkuar gjërat. Kam qenë i mendimit, dhe ka vite që ju kam thënë se duhet të kesh kohë për të menaxhuar me klubin. Ju kam thënë hajde marrim njerëz të rinj, menaxherë që i mbikëqyrë gjërat. Këtyre ua ka marrë mendja që e udhëheqin vetë, kanë hyrë në luftë me klube tjera. Unë s’jam për këtë. Sporti është sport, nuk duhet me u prish me klube tjera. Edhe Ahmeti (Kurtolli) është larguar, që e njeh sportin tamam.
Thoni se Kurtolli është larguar nga klubi.
Jo jo nuk është larguar kështu, por ka telashe me shëndet, nuk është i dhënë qind për qind pas klubit.
Para disa ditësh Bordi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Afrim Tovërlanin. Ti a ke qenë pro apo kundër?
Hiq lidhje nuk kam për këtë. S’jam i informuar as që paskan vazhduar. Dje jam takuar me Sokolin shkaku i parave, qirasë e bojkotit të lojtarëve. Hiq nuk di asgjë, s’jam informuar për këtë.
Çfarë ndryshime po parasheh?
Duhet të kemi drejtorë sportivë, duhet të kemi menaxherë, që do të na sillnin edhe marketing dhe t’i menaxhojnë gjërat mirë, sepse gjërat janë ‘aut’. Psh: Kemi njerëz në Bord, e që nuk ka ardhur asnjëherë në mbledhje të Bordit.
Kush janë ata?
Është ai (Hashim) Deshishku. Asnjëherë nuk ka qenë, as nuk ka ardhur. Bile aksionet që i ka nuk dihet a i ka paguar ai apo Remzia (Ejupi), një Zot e din. Aty duhet me i shikuar të gjitha këto gjëra në mbledhje të Kuvendit, me i qartësuar gjërat.
A është e vërtetë se ti jep më së shumti para për klubin?
Jo, para japim të gjithë, është lista kush sa ka dhënë. Mua sa herë më kanë thirrur kam dhënë, asnjëherë s’i kam refuzuar.
Sa para i ke dhënë vetëm ti përafërsisht, prej se je në klub?
Me aksione me huazime që ia kemi bërë, me qira e me krejt, nuk e di. Bile edhe me Sokolin kemi biseduar për këtë kush sa ka dhënë. Por, me aksione jam më i madhi.
Sa për qind të aksioneve i ke në klub?
34 për qind.
Domethënë, të tjerët kanë më pak?
Ahmeti (Kurtolli) e Remzia (Ejupi) i kanë nga 16 dhe 17, të tjerët janë nën 10 për qind dhe dikush nga 3,4 e 5 për qind.
A i përcjellë ndeshjet e Prishtinës, a vjen në stadium?
Po po vij, por unë nuk dal të shes mend aty. Rri edhe me Fadil Vokrrin (kryetar i FFK-së), Agim Ademin (nënkryetar i FFK-së), kam marrëdhënie të mira me të. Lirisht shkruaje edhe këtë, sepse kam shumë marrëdhënie të mira. Pra, jam aksionari më i madh në Prishtinë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me federatën, si me Fadilin, si me Agimin.
Prishtina si klub viteve të fundit nuk ka pasur marrëdhënie të mira me federatën, madje shpesh herë llogaritej si opozitë e FFK-së. A jeni munduar ju të përmirësoni këto raporte?
Këta ndoshta kanë pasur edhe ndonjë gjë personale. Fadili është rritur në atë klub, raportet e mia personale janë shumë të mira, madje shpesh herë rrimë edhe bashkë si me Fadilin ashtu edhe me Agimin.
A ke diçka për të shtuar?
Dua të them edhe këtë se unë bile kam qenë i mendimit që federata është mirë me ardhur dhe me i marrë zyrat në stadium, aty ku ka lokale të thata, sepse nuk ke ku shkon pa federatë. Me ta (FFK) i kam raportet shumë të qarta, shumë të mira.
Anëtarët e bordit të Prishtinës
Remzi Ejupi, kryetar
Ahmet Kurtolli, nënkryetar
Afrim Muçiqi, nënkryetar
Rrahman Hajredini, anëtar i bordit
Sinan Vllasaliu, anëtar i bordit
Ismet Begolli, anëtar i bordit
Mersim Govori, anëtar i bordit
Sokol Krasniqi, anëtar i bordit
Hashim Deshishku, anëtar i bordit
/Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-780x439.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doncic-2-780x439.jpg)
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--780x439.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jose-mourinho-1212-780x439.jpg)
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
![Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-080923-780x439.jpg)
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht