LAJMI I FUNDIT:

Berisha afër Shkëndijës

Berisha afër Shkëndijës

Një tjetër futbollist nga Kosova pritet të përfundojë te Shkëndija. Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Drilon Berisha, gjatë ditëve në vijim do të takohet me zyrtarët e klubit ‘kuqezi’ nga Tetova, ku pritet që të arrijë edhe marrëveshjen përfundimtare. Arena ka kontaktuar edhe zyrtarin e Shkëndijës, Naim Sojeva, i cili tha se klubi tetovar shpejtë mund të arrijë marrëveshje edhe me një futbollist të Superligës së Kosovës, por pa dhënë emra.

“Tregu i futbollit kosovar është interesant për ne. Pas Astrit Fazliut, ne jemi duke biseduar edhe me një futbollist tjetër të Superligës. Do të takohemi të enjten me këtë lojtar dhe besoj që zyrtarët e Shkëndijës do të mbyllin marrëveshjen me të. Momentalisht nuk mund të them emrin e futbollistit apo klubit ku luan, pasi që nuk është në kompetencën time”, deklaroi ai për Arenën.

Në anën tjetër, Arena ka provuar të marrë një prononcim edhe nga futbollisti Drilon Berisha, por ky i fundit nuk lajmërohej në telefon. Lojtari ka kontratë edhe dy vjet me Prishtinën, por në një prononcim të mëhershëm kishte thënë se ka marrëveshje me klubin që mos ta pengojë për ndonjë kalim jashtë vendit. Ai gjatë verës kërkohej edhe nga Partizani i Tiranës, kurse në ditët e fundit, Vllaznia e Shkodrës kërkonte shërbimet e tij. Berisha krahas pozitës së mbrojtësit të majtë, mund të luajë edhe në pozita tjera si mesfushor i krahut të djathtë apo të majtë. Më parë ai ka bërë karrierë te Hysi e Hajvalia.

Të kujtojmë që nëse Berisha kompleton me sukses transferimin te Shkëndija, ai do të ishte kosovari i dytë që i bashkohet Shkëndijës brenda kësaj jave. Kjo për shkak se të hënën, për klubin tetovar nënshkroi edhe sulmuesi më i mirë i Superligës në stinorin vjeshtor, Astrit Fazliu.


Abazi mund të bëhet ndihmëstrajner

Shkëndija nuk e ka ndërmend që të ‘peshkojë’ vetëm futbollistë në Kosovë. Shtabit teknik të skuadrës ‘kuqezi’ mund t’i bashkohet tekniku ferizajas, Arsim Abazi, pasi që ky i fundit pritet të bëhet ndihmëstrajner. Në një prononcim për gazetën, Abazi tha që momentalisht s’ka ndonjë marrëveshje, por nuk e hodhi poshtë një mundësi të tillë. “Deri sot nuk kemi arritur ndonjë akord. Megjithatë, kjo s’do të thotë që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen. Unë jam i hapur”, tha shkurtimisht ai. Ndryshe, Abazi këtë sezon ishte i angazhuar te një skuadër kosovare. Ai drejtoi për disa javë drejtoi mitrovicasit e Trepçës ’89. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori