LAJMI I FUNDIT:

Prishtina i vihet pas Urim Zenelajt

Prishtina i vihet pas Urim Zenelajt

Sigal Prishtina ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të janarit që tani. Klubi ‘bardhekaltër’ tashmë ka vënë shënjestra në lojtarë potencialë për t’iu bashkuar gjatë afatit kalimtar të fillim-vitit të ardhshëm.

E një nga lojtarët e kontaktuar nga skuadra prishtinase është edhe qendra e RTV 21-shit, Urim Zenelaj. Siç ka mësuar Arena, trajneri ‘bardhekaltër’, Ceyhun Cabadak, ka kontaktuar me qendrën prizrenase, duke i shprehur atij interesimin për ta transferuar në klubin e tij.

E, një bisedë të tillë nuk e ka mohuar as Cabadak. Por, ky i fundit nuk ka shumë shpresë që Zenelaj do të bashkohet me ‘bardhekaltrit’ gjatë janarit.

“Nuk mund të bëjmë asgjë me të, pasi ai ka kontratë me një klub tjetër dhe nuk mund të paraqesim ofertë për të”, ka thënë shkurtimisht trajneri turk. Në anën tjetër, vetë Zenelaj ka theksuar se tashmë është në proces të rikthimit të formës së stinorit të kaluar dhe nuk po mendon shumë për ndonjë ndryshim, raporton Tribuna. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori