LAJMI I FUNDIT:

Fazliu nënshkruan me Shkëndijën

Fazliu nënshkruan me Shkëndijën

Sulmuesi i Ferizajt, Astrit Fazliu, më në fund ka arritur marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës, skuadër kjo e cila arriti ta rrëmbejë sulmuesin këmbëshpejtë përballë shumë skuadrave tjera që e kërkonin atë.

Sulmuesi ferizajas të hënën ka firmosur kontratë me ekipin tetovar për një periudhë 1.5 vjeçare, me mundësi vazhdimi pas skadimit të saj. Lajmin e ka bërë publik vetë sulmuesi, duke thënë se është ndarë i kënaqur me marrëveshjen e arritur.

“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Shkëndijën. Kam pasur edhe oferta të tjera, por ishte ajo e Shkëndijës që më bindi, por edhe projekti serioz që ka kjo skuadër për të ardhmen evropiane Por kanë ndikuar edhe tifozët e flaktë të këtij klubi ”, tha Fazliu për Zërin.

Ai ishte shënuesi më i mirë në pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ka bartur edhe fanellën e FC Prishtina. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori