LAJMI I FUNDIT:

Dënohen gjyqtarët

Dënohen gjyqtarët

Treshja e gjyqtarëve, Xhelal Mumini, Hajredin Zeka e Xhavit Beqiri janë dënuar nga Komisari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës me nga dy ndeshje mos-delegim në tempo të delegimit pas ndeshjes së javës së kaluar mes Besës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Karagaçi’ u lejua të zhvillohej nga gjyqtarët, ndonëse ngjyrat e fanellave të basketbollistëve të të dyja klubeve ishin të mbyllta, çka bie ndesh me nenin 16 të Propozicionit të Garave, raporton Tribuna.

Komisari i Garave për këtë sfidë dënoi edhe kreun e Besës, Arbër Elshanin. Për shkak të reagimeve josportive dhe fyerjeve pas përfundimit të ndeshjes u dënua me 150 euro. Ndryshe, kjo është ndeshja e dytë këtë stinor që në Pejë gjyqtarët dënohen për shkak të ngjyrës së fanellave. Pikërisht Zeka ishte dënuar disa javë më parë, pasi në ‘Karagaçi’ Besa dhe Drita luajtën me fanella, ngjyra e të cilave ishte pothuajse e njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori