LAJMI I FUNDIT:

Mazrekaj vazhdon kontratën me Partizanin

Mazrekaj vazhdon kontratën me Partizanin

Partizani i ka dhënë fund ‘telenovelës’ së Mentor Mazrekajt me Tiranën. Mesfushori-sulmues nga Prishtina së fundi mori një ofertë të majme nga Tirana, por nuk ka vonuar shumë dhe të enjten Partizani në një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur se lojtari edhe tri vjet do të jetë i Partizanit.

“Njoftojmë se Mentor Mazrekaj dhe drejtuesit e klubit arritën marrëveshjen për zgjatjen e afatit te kontratës së lojtarit. Sipas kësaj marrëveshje Mazrekaj do te veshë fanellën e Partizanit edhe për tri vite të tjera”.

“Me këtë lëvizje klubi jo vetëm që siguron shërbimet e një lojtari shumë cilësor, por njëkohësisht konfirmon vendosmërinë për arritjen e objektivave që i ka vënë vetes për këtë sezon”, thuhet në komunikatë.

Mazrekaj ishte i huazuar te Partizani nga Prishtina për gjashtë muaj, dhe mbetet e çuditshme se si Partizani bënë të ditur vazhdimin edhe për tri vjet, kur lojtari ka kontratë me Prishtinën edhe për një vit.


I kontaktuar nga “Sport Ekspres” të enjten, presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi është shprehur: “Të gjithë kosovarët janë burra dhe e mbajnë llafin dhe Mazrekaj është njëri prej tyre. As nuk e diskutoja që ai do të ishte pjesë e Partizanit, pasi kisha bërë me të një marrëveshje dy muaj më parë. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori