LAJMI I FUNDIT:

Dautaj e Sahiti nuk bindin te Tirana

Dautaj e Sahiti nuk bindin te Tirana

Me thënien e famshme: ‘Do t’iu thërrasim’, janë përshëndetur Qëndrim Dautaj e Samir Sahiti nga skuadra e Tiranës. Ata kanë veshur të mërkurën fanellën e këtij klubi. Dyshja e Ferizajt ishin në prova te kampionët e shumëfishtë të Shqipërisë, por ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë, pavarësisht cilësive të tyre.

Ata u provuan në një ndeshje kontrolluese të ndarë në dy ekipe, por pas takimit ‘bardheblutë’ e Tiranës i kanë përshëndetur me thënien ‘do t’iu thërrasim’.Njëjtë u veprua edhe me ish-sulmuesin e Drenicës e Dritës, Semir Ramizin, i cili erdhi nga Zvicra. Ai la Servetten për t’u provuar te Tirana, por pa sukses. Ramizi ka luajtur edhe në Stade Nyonnais të Ligës së Dytë të Zvicrës.

Ai vjen nga Tërnoci i Bujanocit, prej nga është edhe mesfushori i Tiranës, Mensur Limani. Bashkë me ta në prova ishte edhe një malazez. I kontaktuar nga “Sport Ekspres” në Shqipëri, trajneri i 24-herë kampionëve, Gugash Magani, bëri të ditur se tek Tirana e tij dëshiron futbollistë që bëjnë diferencën. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori