LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: E meritoj të shpallem më i miri

Fazliu: E meritoj të shpallem më i miri

Futbollisti Astrit Fazliu është i bindur se pikërisht atij duhet t’i takojë epiteti i futbollistit më të mirë të vitit 2013.

Fazliu të mërkurën ka thënë se trajnerët duhet të tregohen realë kur të votojnë për lojtarin më të mirë të vitit.

“Të jam i sinqertë, në këtë vit e meritoj të shpallem më i miri. Sukseset e tregojnë një gjë të tillë. Shpresoj që trajnerët të jenë realë e të vlerësojnë drejt”, ka thënë Fazliu, i cili më pas ka rikujtuar edhe sukseset që ka pasur gjatë këtij viti. “Kam fituar titullin dhe Kupën me Prishtinën, ndërsa edhe me skuadrën e Ferizajt kam qenë i suksesshëm, duke marrë rezultate të mira. Jam sulmuesi më i mirë pas përfundimit të sezonit vjeshtor”, ka deklaruar ai për gazetën Epoka e Re.

Astrit Fazliu nuk ka dashur të japë emra të tjerë të lojtarëve që mund të janë konkurrentë për ta fituar çmimin e më të mirit. Më pas një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë ka folur edhe për trajnerin i cili, sipas tij, duhet të shpallet më i miri. Ish-trajneri i tij te Prishtina, Afrim Tovërlani, duhet të shpallet më i miri. “Tovërlani e meriton sepse ka fituar gjithçka”, ka shtuar Fazliu. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori