LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët dhe norvegjezët lobojnë për sportin e Kosovës

Shqiptarët dhe norvegjezët lobojnë për sportin e Kosovës

Diaspora shqiptare po vazhdon të kërkoj në mënyra të ndryshme nga UEFA e FIFA që ta pranojnë sa më shpejt Kosovën si anëtare të re të tyre. Kësi kërkese në një mënyrë të veçantë e kanë bërë edhe disa shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Norvegji, e që janë mbështetur edhe nga vet norvegjezët. Madje, për këtë lobim të përbashkët mes shqiptarëve e norvegjezëve ka raportuar edhe televizioni publik i Norvegjisë (NRK).

“Pavarësia e Kosovës është njohur nga Norvegjia, gjë që e kanë bërë edhe shumica e shteteve tjera të botës. Por, kjo nuk ka mjaftuar që UEFA e FIFA ta lejojnë Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare. Andaj, shqiptarë e norvegjezë janë bërë bashkë, duke e organizuar një turne futbolli të vogël, për t’i lutur dy organizatat që ta pranojnë Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka raportuar NRK.

Në fakt, ekipi Fredrikshald Prishtina e kishte organizuar një turne të futbollit në Sarpsborg, ku kishin marrë pjesë shumë futbollistë kosovarë dhe norvegjezë, për ta shfaq solidarizimin e tyre me futbollin kosovar, të cilit po i bëhet padrejtësi, duke u lënë nën izolim. “Kosova ka futbollistë të mëdhenj siç janë Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri. Kosovës duhet t’i lejohet të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, ashtu siç garojnë shtetet tjera”, ka deklaruar një norvegjez, Simen Fredheim Andersen. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori