LAJMI I FUNDIT:

FFK-së s’i falen më dështimet

FFK-së s’i falen më dështimet

5 dhjetori mund të jetë data vendimtare, kur futbolli kosovar, përkatësisht përfaqësuesja e Kosovës, mund të marrë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Një vendim tjetër do të ishte një zhgënjim i madh për opinionin vendor, pasi që njerëzit e futbollit kanë dhënë fjalë të mëdha për këtë datë dhe edhe një dështim do të ishte i pafalshëm për ta.

Njohësit e futbollit e cilësojnë si hap të mirë mundësinë e lejimit të miqësoreve. Mirëpo, ata mendojnë se gjërat brenda futbollit kosovar nuk janë aspak të mira.

Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Avdyl Bellopoja, vlerëson se FFK-ja duhet ta ketë të qartë misionin e vet. Sipas tij, ata kanë gabuar rëndë kur nga FIFA kanë kërkuar lejimin e ndeshjeve miqësore, në vend që ta kërkojnë pranimin e plotë të futbollit kosovar.

“Ne jemi shtet, shumica e shteteve të Bashkimit Evropian na kanë pranuar dhe ne duhet të sillemi si shtet e jo të kërkojmë lëmoshë e të kërkojmë ndeshje miqësore. Çfarë peshe ka një ndeshje miqësore? Kurrfarë. Ne duhet të kërkojmë pranim të plotë, asgjë tjetër”, tha Bellopoja, i cili më pas ka bërë një krahasim mjaft interesant.


“Atyre njerëzve duhet t’ua bëjmë me dije se Kosova ka plot talentë që mund ta mahnitin botën. UEFA e FIFA po ua mohojnë të drejtën këtyre të rinjve. Çka nëse Majlinda Kelmendi do të kishte garuar vetëm nëpër turne a do të ishte bërë kampione bote, asnjëherë, pra me ndeshje miqësore nuk arrin asgjë, por ne duhet të kërkojmë pjesëmarrje në kualifikime”, shtoi Bellopoja, duke vlerësuar se këta njerëz që po e udhëheqin futbollin nuk kanë strategji.

“Nëse në vitin 1997 kemi mundur të organizohemi dhe të protestojmë për padrejtësi pse nuk e bëjmë këtë edhe sot. E dimë se kjo çështje është politike, andaj FFK-ja dhe njerëzit që udhëheqin sportin, duhet t’i nxjerrin sportistët në rrugë dhe t’i tregojnë botës se çfarë padrejtësie po na bëhet. Por ja që FFK-ja rri, Evropa rri dhe rezultatet askund. Ne po mendojmë se Evropa kanë nevojë për ne e në fakt ne kemi nevojë për ta”, tha Bellopoja.

Edhe për numrin një të FC Prishtinës, Remzi Ejupin, Federata e Futbollit të Kosovës po përdor strategji të gabuara. Sipas tij, meqenëse kjo është çështje politike, atëherë është dashur t’i drejtohen Brukselit e jo të bredhin herë te UEFA e herë te FIFA, të cilat vazhdimisht po e refuzojnë.

“Futbolli ynë dita ditës po shkatërrohet. Çdo ditë kemi shuarje të klubeve, ikje të lojtarëve, humbje të tifozëve, ky është sinjal i keq. FFK-ja duhet të punojë që brenda t’i rregullojmë punët, si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë të infrastrukturës, që ta shpëtojmë futbollin”, ka thënë Ejupi.

Edhe për ish-futbollistin e njohur, Luan Prekazi, gjërat në futbollin kosovar nuk janë duke shkuar si duhet. Sipas tij, një ndeshje miqësore mund të organizohet dhe nuk është sa problem, por çfarë cilësie mund të ofrojmë dhe çfarë imazhi t’i tregojmë botës me atë ndeshje, është diçka tjetër.

“Infrastruktura është katastrofale, por për një ndeshje miqësore mund t’ia bëjnë disi. Problemi qëndron tek ne, unë kam rezerva për njerëzit që udhëheqin futbollin, ata duhet ta kthejnë vëmendjen nëpër klube dhe të organizohen qysh duhet. Puna me të rinjtë është shumë e dobët dhe kjo ndikon keq tek ne”, tha Prekazi. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori