LAJMI I FUNDIT:

Emini: Synim kemi që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat ndërkombëtare

Emini: Synim kemi që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat ndërkombëtare

Komiteti ParaOlimpik i Kosovës (KPOK) së bashku me Organizatën KUSA kanë organizuar dje konferencë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Integrimi i personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet kulturës dhe sportit është synim i Komitetit ParaOlimpik të Kosovës. Kështu ka thënë të martën presidentja e KPOK-së, Njomza Emini, në një konferencë me temën “Integrimi i personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet kulturës dhe sportit”, të organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Ish-deputetja Njomza Emini, aktualisht Presidente e Komitetit ParaOlimpik të Kosovës, ka thënë se çdo qenie njerëzore duhet të jetë i integruar ne shoqëri. “Në të kaluarën aktivitete të tilla kanë munguar ose kanë qenë në masë të vogël deri më tani në komunat e Kosovës, duke marrë parasysh faktin se kultura dhe sporti janë pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore dhe padyshim mund të konsiderohen instrumente të rëndësishme edukative, intelektuale, sociale, si dhe shumë të rëndësishme për fusha të tjera të jetës të personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë Emini.


Në këtë konferencë është prezantuar edhe një video-incizim, ku shihen duke bërë gara sportive personat me aftësi të kufizuara. “Në videon që e shikuam të gjithë së bashku vërtetuam se edhe personat me aftësi të kufizuara janë në gjendje të organizojnë gara sportive. Prandaj, synimi ynë është që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Një nga prioritetet e Komitetit ParaOlimipk të Kosovës mbetet ndërkombëtarizimi i këtij sporti”, ka thënë Emini, duke falënderuar drejtoreshën ekzekutive të KUSA-s, Arta Agani për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe mbështetjen që i ka dhënë Komietit ParaOlimpik të Kosovës.

Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracy Jacobson, e cila ka thënë se janë kundër çdo diskriminimi të qytetarëve me nevoja të veçanta. Sipas saj, ne gjithë Globin personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar. “Ne e kundërshtojmë çfarëdo diskriminimi kundër qytetarëve me nevoja të veçanta. Personat me aftësi të kufizuara i kanë të gjithë të drejtat e njëjta sikur qytetarët e tjerë. Ata duhet të kenë mundësi për t’i aplikuar të drejtat e tyre që të kenë qasje në shoqëri. Qytetarët me aftësi të kufizuara përballen si me pengesa fizike, po ashtu edhe me pengesa shoqërore, disa prej tyre e kanë të pamundshme për të shkuar në shkollë apo në punë”, ka thënë Jacobson.
Më pas Jacobson ka treguar se SHBA-ja në kuadër të përkushtimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara. “Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës ndalojnë diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara dhe SHBA-të si pjesë e përkushtimit tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I kemi mbështetur aktivitetet e shoqërisë civile, por edhe të Qeverisë. Jemi gati për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës për t’ia ofruar ekspertizën e nevojshme për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve me aftësi të kufizuara. Gjithkund në botë, edhe në Kosovë, ka mundësi për të përparuar për të ecur përpara nëse i avancon të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, ka shtuar Jacobson.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajdin Abazi, ka premtuar përkrahje për personat me aftësi të kufizuara dhe ka lavdëruara punën e madhe që po bën Komiteti Paraolimpik i Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë duhet të ketë më shumë hapësirë për personat me aftësi të kufizuara. “Kultura dhe sporti kanë ndikim të madh në jetën tonë. Këto na orientojnë jetën dhe ndikojnë se si i perceptojmë gjërat. Nuk mund ta imagjinoj dot një vikend pa një aktivitet kulturor apo sportiv. Secili person përmbushet vetëm atëherë kur kryen njërën nga këto dy aktivitete, por këto do të janë të mangëta dhe të pakuptimta pa përfshirjen e të gjithëve. Kosova është një shtet i vogël me njerëz shumë të mirë, por duhet të krijojë hapësirë për të gjithë banorët. Njerëzit me nevoja të veçanta janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Ata kanë nevojë për kulturën dhe sportin, sikurse ka kultura dhe sporti për këta persona dhe bukuria e sportit pa praninë e këtyre personave nuk do te kishte kuptim”, ka thënë Abazi.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesja e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, znj. Elda Gjoka, e cila tha se ka persona që frymëzojnë në aftësinë e kufizuar. Ajo ka thënë se institucionet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri duhet të shtojnë përkujdesjen për personave me aftësi të kufizuar. Po ashtu përgëzoi Presidenten e KPOK Njomza Emini per punën e palodhshme qe po ben pa nderprere.

Të pranishmit u dakorduan që në të ardhmen të realizohen edhe më tepër aktivitete në shërbim të personave me aftësi të kufizuara dhe të përmirësohet gjendja e tyre në shoqëri përmes aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Në fund, presidentja e Komitetit ParaOlimipk të Kosovës, Njomza Emini, ka falënderuar për pjesëmarrje dhe mbështetje edhe ambasadoren e SHBA-ve, Tracey Jacobson, Ministrin Memli Krasniqi për kontributin e dhëne për avansimin e personave me aftësi te kufizuara përmes aktivitetve Sportive , zëvendësambasadoren e Misionit të OSBE-së në Kosovë, zëvendministrin e Kulture, Rinise dhe Sportit z. Hajdin Abazi , zëvendësambsadoren e Francës, sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane, përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqiptarisë, përfaqësuesin e Presidencës së Kosovës, përfaqësues të OJQ-ve dhe federatave sportive të Kosovës.
Se fundmi Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mbështetur Komitetin ParaOlimpik te Kosovës ne projektin e dytë “Integrimi në shoqëri i femrave dhe meshkujve nëpërmjet aktiviteteve sportive”. Ky projekt do të zgjasë gjashtë muaj, në gjashtë regjione të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori