LAJMI I FUNDIT:

Feniksi, fitues i Kupës Kombëtare

Feniksi, fitues i Kupës Kombëtare

Gjiganti i Futsallit në Kosovë, FC Feniks po vazhdon dominimin. Ekipi nga Drenasi, i cili drejtohet nga Arton Hajdari e ka mposhtur kampionen e Shqipërisë, FC Alidemi me rezultat 4-2 në kuadër të Kupës Kombëtare.

Siç transmeton gazeta Epoka e Re, ekipi kosovar avancoi me rezultat 2-0, por ekipi shqiptar u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin 2-2. Skuadrat shkuan në vazhdime, ku Feniksi doli më i fortë duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Kapiteni i Feniksit, Mentor Mejzini, ka meritat e mëdha për suksesin e radhës të ekipit që i prinë. Ndërkohë, duhet cekur së Feniksi është në rrugën e duhur për tu shpallur serish kampion në Futsallin e Kosovës. /Telegrafi/