LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mbledh 218.5 euro për Argjirën

Sigal Prishtina mbledh 218.5 euro për Argjirën

Përmes një komunikate zyrtare, klubi i Sigal Prishtinës ka njoftuar se kanë mbledhur gjithsej 218.5 euro për shërimin e Argjira Shalës.

Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi:

“Ju njoftojmë se nga shitja e biletave të mbrëmshme janë mbledhur 218.5€ për shërimin e Argjira Shalës.

Për hirë transparencës, ju njoftojmë se në total janë shitur 437 bileta me çmim 2.5€ nga të cilat 0.50€ janë dedikuar për shërimin e Argjirës, pa i llogaritur personat që posedojnë kartelat sezonale në tribunë, rreth 120 biletave të shpërndara për sponsorët dhe rreth 450 biletave të Plisave.


KB SIGAL Prishtina fitoren e mbrëmshme ia dedikon Argjirës duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë dhe duke e ftuar po ashtu në lojët tona posa të kthehet nga shërimi.

Ju faleminderit.”

/Telegrafi/