LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet takimi i paraparë në FIFA

Shtyhet takimi i paraparë në FIFA

Takimi në mes drejtuesve të FIFA-s, Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) i paraparë të mbahet më 29 nëntor është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Ky lajm është bërë i ditur nga FFK-ja nëpërmjet një komunikate për media në faqen e tyre zyrtare.

“Mbrëmë vonë ka arritur letra nga FIFA se takimi i paraparë për nesër, më 29 nëntor, ndërmjet FIFA-s, FFK-së dhe Federatës serbe është shtyrë për një kohë tjetër. Kështu që delegacioni i FFK-së me gjithë përgatitjet, ka anuluar udhëtimin për në selinë e FIFA-s në Cyrih”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja. /Telegrafi/