LAJMI I FUNDIT:

Penza tërhiqet nga garat

Penza tërhiqet nga garat

Para fillimit të kampionatit, fituesja e Kupës së Kosovës për stinorin e fundit, Penza, arriti që të përforcohet me lojtaret më të mira në Kosovë. Por, tre javë pas fillimit të ETC Ligës së femrave, Penza ka liruar të gjitha basketbollistet bazë. Sekretari i ekipit pejan, Izet Iljazi, u shpreh se pas mbledhjes kane vendosur që të lirojnë të gjitha lojtaret dhe të vazhdojnë garat me kategoritë e reja.

“Pas mbledhjes të cilën e kemi mbajtur kemi vendosur që garat t’i vazhdojmë me lojtare të reja. Arsyeja kryesore është se kemi probleme financiare dhe sponsori aktual është tërhequr dhe kjo ka bërë që të marrim këtë vendim”, u shpreh Iljazi. Tutje, ai vazhdoi duke thënë se deri më 15 janar gjendja e skuadrës së Penzës do të mbetet kështu.

“Deri më 15 janar do të luajmë në këtë gjendje dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodh dhe do të presim dhe të shohim se a do të ndihmohemi nga komuna apo ndonjë sponsor. Gjendja aktuale në të cilën kemi mbetur është e papranueshme”, përfundoi Iljazi. /Tribuna/Telegrafi/