LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në shtabin e Hajvalisë

Përleshje në shtabin e Hajvalisë

Humbja e së shtunës e pësuar nga Prishtina (1:3) ka shkaktuar nervozizëm të madh në Hajvali, saqë kuqebardhtë janë konfrontuar edhe fizikisht mes veti. Fjala është për një përleshje fizike mes trajnerit të Hajvalisë, Emin Bajrami dhe një njeriu të afërt me klubin, Nexhmi Gashi.

Ky i fundit, pas ndeshjes, kishte hyrë në dhomën e zhveshjes së Hajvalisë, me ç’rast Bajrami ka kërkuar prej tij të del nga aty.

Por, Gashi ka refuzuar, me ç’rast është grushtuar nga Bajrami. Këtë e kanë konfirmuar burimet e Arenës, dëshmitarë të incidentit. Por, eksesi nuk ka përfunduar me kaq. Pasi ishte nxjerr nga dhoma e zhveshjes, Gashi po e priste jashtë Bajramin për t’i ‘qëruar hesapet’.

Madje, dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar se Gashi e mbante një thikë në dorë, në pritje të Bajramit për të dal nga stadiumi. Gjithnjë sipas dëshmitarëve, kur Bajrami ka dal jashtë, konfrontimi i tij me Gashin ka vazhduar, por falë intervenimit të disa personave tjerë, është evituar më e keqja. /Tribuna/Telegrafi/