LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Hera e parë që i realizuam rastet

Tovërlani: Hera e parë që i realizuam rastet

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, pas fitores bindëse ndaj Hajvalisë me rezultat 1-3, ka thënë se kjo ndoshta ishte hera e parë që skuadra e tij i shfrytëzoi rastet e krijuara.

“Hera e parë që ndoshta shumicën e rasteve i kemi shfrytëzuar, edhe pse në pjesën e parë realizuam dy gola ne kishim më tepër raste”, potencoi Tovërlani për SuperSport Kosova.

“Erdhëm të luajmë lojë të hapur, ndërsa këto tre pikë janë vendimtare për ne për atë çka na pret në pranverë. I përgëzoj futbollistët për angazhim dhe lojën e mirë të shfaqur sot”, përfundoi ai. /Telegrafi/