LAJMI I FUNDIT:

Asllanaj: Do ta fitojmë titullin dhe kupën e Kosovës

Asllanaj: Do ta fitojmë titullin dhe kupën e Kosovës

Një ndër skuadrat favorite për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, në Superligën e fermave në volejboll, Universiteti AAB, ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e dytë. Volejbollistja më e mirë e vitit 2013, Shemsije Asllanaj, tha se humbja nga Skenderaj, prishi planet e skuadrës së saj.

“Ne pësuam dy humbje nga Skenderaj, dhe në një farë mënyre ia dhamë vet pozitën e parë Dritës. Por, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi që ne kemi mposhtur në dy ndeshjet rivalin tonë për titull dhe kjo tregon se jemi më të mirë se ta”, u shpreh Asllanaj.

Tutje, Shema, vazhdoi duke thënë se në stinorin pranveror më një përforcim do të kenë fjalën kryesore për titull dhe kupë.

“Në pjesën tjetër të kampionatit ne do të mobilizohemi në maksimum dhe besoj fuqishëm se do të rikthejmë pozitën e parë dhe do të arrijmë të fitojmë titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës. Me një përforcim besoj se do të jemi kandidati kryesor, edhe pse realisht kemi skuadër shumë të mirë”, përfundoi Asllanaj. AAB përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë me 23 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori