LAJMI I FUNDIT:

Besa dy herë nikoqire e Salfordit anglez

Besa dy herë nikoqire e Salfordit anglez

Të dy ndeshjet e kupës evropiane të hendbollit kundër skuadrës angleze Salford, Besa Famglia do t’i luaj si nikoqire në Pejë.

Takimi i parë ndërmjet Besa Famiglia dhe Salford luhet të shtunën në Pejë (ora 19:15) dhe është ndeshja e parë e rrethit të tretë të kupës evropiane, Challenge Cup.

Salford ka arritur në Pejë, ku në ekspeditë janë 24 anëtarë. Mentor Basha, anëtar i kryesisë së KH Besa, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin normal të kësaj ndeshje. “Salford vitin e kaluar ka qenë kampion i Divizionit të Veriut në Angli dhe ka të gjithë lojtarët që kanë luajtur në Lojërat Olimpike. Janë përforcuar me dy hendbollistë: një sllovak Marek Urbamn dhe gjermanin Cristian Woltering. Ekipi është përforcuar me dy hendbollistë të huaj: kroatin Ante Kukrika dhe boshnjakun Goran Biljaka si dhe kemi edhe trajnerin Vlladimir Gligorov. Nuk kemi informata të bollshme për ekipin anglez, por shpresojë se do të kalojmë në rrethin e katërt”, tha ai.

Edhe ndeshja e dytë luhet në Pejë të dielën, dy klube kishin arritur marrëveshjen që ndeshjet që të dyja të luhen në Pejë.


Hendbollisti më përvojë i pejanëve dhe për shumë vite më i miri në Kosovë, Arben Muqolli tha se ai dhe bashkëlojtarët duhet të japin maksimumin. “Besa është ekip shumë i kompletuar dhe ka dy përforcime të qëlluara. Të përgatitur jemi shumë dhe mendoj se kualiteti vendosë fituesin. Ekipi ynë në kampionatin tonë ka treguar superioritetin, që ka mundur bindshëm të gjitha ekipet dhe ka treguar rezultate shumë të mira. Janë dy ekipe të forta që kryesojnë në kampionatet e tyre dhe mendoj se do të jetë lojë e mirë”, tha Muqolli. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori