LAJMI I FUNDIT:

Shuker: Kroacia do të luaj me Kosovën në Prishtinë

Shuker: Kroacia do të luaj me Kosovën në Prishtinë

Kombëtarja kroate e futbollit ka paralajmëruar ardhjen e saj në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Davor Shuker, presidenti i Federatës së futbollit të Kroacisë në një intervistë për media boshnjake ka paralajmëruar se do të vijë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, transmeton portali sporti1.

“Kroacia do të luaj me Kosovën në Prishtinë”, është deklarata që ka dhënë Shuker për edicionin e së premtes të gazetës sportive boshnjake, Avaz Sport.

Kroacia dhe kombëtarja e saj, pas kombëtares së Zvicrës ku luajnë disa futbollist shqiptar, shihen me simpati nga adhuruesit e shumtë të futbollit në Kosovë.


Në ndeshjen e saj të parë zyrtare të Kroacisë ka luajtur Kujtim Shala, ndërsa në botërorin Franca 1998 pjesë e grupit ka qenë Ardian Kozniku. Shala me Shuker kanë qenë bashku pjesë e Dinamo Zagrebit në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të atyre të 90-ta të shekullit të kaluar, janë këto mjaft ndërlidhje që kjo është e mundshme.

Deri më tani Dinamo Zagreb kishte paralajmëruar dy herë ardhjen e saj në Prishtinë për ndeshje miqësore, por një gjë e tillë nuk ishte realizuar.

Drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës do të kenë edhe një takim pune me ata të Serbisë më 28-29 nëntor në selinë e FIFA-së në Zurich, deri sa vet Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së pritet që në mbledhjen e 5 dhjetorit të marr vendim në favor të Kosovës në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të futbolli pa asnjë kufizim, pasi që deri më tani kanë mundur të luajnë të gjithë përfaqësueset, veç kombëtares A.

Nëse vendimi vjen në favor të Kosovës, Kroacia shumë lehtë mund të jetë mysafiri i parë në Prishtinë. /Tribuna/Telegrafi/