LAJMI I FUNDIT:

FHK-ja, vitin tjetër në EHF

FHK-ja, vitin tjetër në EHF

Ka pesë vjet që kërkesa e Kosovës nuk po arrin të aprovohet në shtëpinë më të madhe të hendbollit evropian, EHF. Përkundër presionit të vazhdueshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), EHF-ja nuk ka pranuar të shoh duke luajtur reprezentacionet e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Gjithsesi, takimi i zhvilluar në Vjenë mes kreut të FHK-së, Eugen Saraçani dhe presidentit të EHF-së, Jean Brihault, ka shtuar shpresat për pranim të Kosovës me të drejta të plota në asociacionin evropian të hendbollit. E duke folur për Arena, Saraçini ka theksuar se takimi i fundit ka rritur presionet mbi krerët e EHF-së për ta pranuar Kosovën me të drejta të plota.

“Ka pesë vjet që kemi bërë kërkesë për t’u inkuadruar me të drejta të plota në EHF. Ne nuk shohim ndonjë pengesë statusore në këtë gjë, përveç kuptohet arsyeve politike. Ne kemi aplikuar në Kongres, në Komitetin Ekzekutiv e në IHF, por nuk e kemi arritur pranimin e plotë. Megjithatë, pas diskutimit të fundit janë rritur shpresat”, ka thënë Saraçini. /Tribuna/Telegrafi/