LAJMI I FUNDIT:

Në pranverë do t’u dhembë koka atyre që e urrejnë Prishtinën

Në pranverë do t’u dhembë koka atyre që e urrejnë Prishtinën

“Dikush po punon kundër Afrim Tovërlanit, kundër kryetarit të klubit Remzi Ejupi, kundër klubit të kryeqytetit dhe kundër Plisave. Me dezinformata po mundohen ta destabilizojnë klubin, por unë ju them se pavarësisht kësaj fushate, ata nuk do t’ia arrijnë qëllimit, Prishtina është më e madhe se gjithë ne, dhe më e madhe se ata që vetë shkruajnë”, ky është reagimi i trajnerit të Prishtinës, Afrim Tovërlani, sipas të cilit kohëve të fundit individë të caktuar dhe një medium i caktuar ka nisur në mënyrë të paskrupullt të punojë kundër Prishtinës me shpifje në adresë të tij dhe të klubit.

“Jam i vetëdijshëm se nuk e kemi pasur një sezon të mirë, por sikur kjo t’i ndodhte një klubi tjetër, aty do të kishte qenë katastrofë. Pra pavarësisht sezonit jo të mirë në klub atmosfera është shumë e mirë. Janë disa individë të cilët në bashkëpunim me një gazetar dhe një medium të caktuar vazhdimisht kanë punuar kundër Prishtinës. Por pavarësisht kësaj çka shkruhet, unë ju garantoj që atmosfera në klub është e mirë. Kuptohet jo në një klub por në çdo familje mundët me pas ndonjëherë ndonjë fjalosje, por se këta dashakëqijtë po dëshirojnë ta destabilizojnë Prishtinën.

Është rasti i së mërkurës kur flitet për zënka të Mushicës e Kuka e ku bash në këtë rast nuk ka pas asgjë të vërtetë. Unë kam një mesazh për këta njerëz se nuk do t’ia arrijnë qëllimit”, ka thënë tekniku “bardhekaltër”, i cili ka premtuar se Prishtina e tij në pranverë do të shkëlqejë dhe do t’i bëjë me dhimbje koke antiprishtinasit.

“Do t’iu dhembë koka këtyre njerëzve në pranverë kur t’i shohin rezultatet e Prishtinës. Do të çmendën qysh janë çmendur kur në pranverë i fituam të gjitha. Përfundimisht është e ulët pas atyre rezultateve që kishin në pranverë të vijë kjo fushatë kundër neve e që e pranoj se është një “spiun” brenda e edhe këtij “spiuni” duhet t’i vijë turp të nxjerrë nga familja fjalë të këqija”, tha ai. Tovërlani ka folur edhe për Prishtinën që e pret në pranverë, ai ka paralajmëruar ndryshime madje edhe në formacionin e skuadrës.


“Prishtina në pranverë do të ndryshojë sa i përket karakterit dhe identitetit të saj, do të ndryshojë formacioni, madje do të largohet edhe ai që ka dhënë informata të rreme për klubin. Me një fjalë do të ketë shkuarje dhe ardhje, të cilat do të dihen pas ndeshjes me Hajvalinë. Për t’ia marrë titullin Prishtinës duhet ta shohin të “zitë e ullirit”. Pra, pranvera do të sjellë një Prishtinë të fortë, agresive, një Prishtinë çfarë e dëshirojnë “Plisat”, kryesia e saj dhe qytetarët e Prishtinës”, përfundoi Afrim Tovërlani. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Serie A
Kalo në kategori