LAJMI I FUNDIT:

Komesari i papunë

Komesari i papunë

Komesari i garave në federatën e futbollit të Kosovës si asnjëherë deri më tani nuk ka pasur asnjë inicim procedure disiplinore nga ndeshjet e Raiffeisen Superligës dhe ligës së parë.

Ismet Ahmet, komisar i garave në Federatën e futbollit të Kosovës (FFK) si asnjëherë deri më tani nuk ka pasur punë pas ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe ligës së parë.

Ai nuk ka pasur madje asnjë rast për të iniciuar në komisionin disiplinor të FFK-së, duke lënë edhe anëtarët e këtij komisioni pa punë.

Me asnjë rast të evidencuar në Raiffeisen Superligës dhe Ligën e parë ka përfunduar ai punën, kurse sa për të mos lënë krejt të bardh fletën e raportit të tij ka iniciuar në procedurë disiplinore vetëm drejtuesit e Vllaznisë së Pozharanit, për organizim të dobët të ndeshjes së Kupës, kur shënuan fitore historike duke eliminuar kampionin, Prishtinën.


“Vërtetë nuk mbaj mend të mos ketë pasur punë komisari i garave për një kohë të gjatë”, e pranoi në një bisedë për sporti1.com edhe zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha.

Deri në fund të stinorit vjeshtor të Raiffeisen Superligës ka mbetur vetëm edhe një xhiro, ajo e 17-të, ndoshta atëherë do t’i kthehet puna komesarit. /Sporti1/Telegrafi/