LAJMI I FUNDIT:

Kampionati botëror i karatesë në Prishtinë më 2014

Kampionati botëror i karatesë në Prishtinë më 2014

Kosova do të jetë organizatore e Kampionatit Botëror në Shotokan që mbahet me 4-6 prill të vitit të ardhshëm.

Karateja kosovar ka marrë një dhuratë të veçantë këto ditë, pasi që në Prishtinë prej 4 deri më 6 prill të vitit të ardhshëm do të organizohet kampionati botëror i karatesë në stilin shotokan.

Presidenti i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Fadil Arifi e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress.

Ai tha se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha jo vetëm për vendin tonë, por edhe në rajon. Ai beson se deri në prill të vitit të ardhshëm, gjithçka do të jetë gati për këtë ngjarje të madhe që do të zhvillohet në vendin tonë.


“Kosova është zgjedhur organizatore e Kampionatit Botëror të Shotokanit që mbahet me 4-6 prill në Prishtinë. Kjo ngjarje sportive që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë, tashmë është aprovuar edhe nga ana Federatës Ndërkombëtare të Karatesë (ËKF). Kjo është ngjarja më e madh e karatesë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, tha Arifi.

Sipas tij, do të jenë garuese nga rreth 40 shtete të ndryshme të botës që do të zbresin në kryeqytetin e Kosovës. Arifi tha se më përkrahjen e institucioneve tona, Kosova do të jetë e gatshme më kohë për zhvillimin e kësaj gare prestigjiozë.

“Është ngjarje e madhe për ne. Rreth 40 shtete do të jenë pjesë të këtij kampionati. Besoj se ne kemi kapacitetet të organizojmë një ngjarje të tillë. Shpresoj se me përkrahjen e institucioneve tona do të dalim faqebardhë”, tha Arifi. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori