Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi ka pritur në takim krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së), Fadil Vokrrin kryetar, e Eroll Salihun sekretar i përgjithshëm dhe ata të Federatës së Futbollit të Gjermanisë ( DFB), me nënkryetarin Rainer Milkoreit dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë, edukim e trajnim Markus Weidner.
I pari i sportit të vendit tonë, ka falënderuar për mbështetjen që DFB-ja po i jep futbollit të Kosovës dhe kjo ndihmë sipas tij është tepër e vlefshme.
Ministri Krasniqi ka thënë se prej takimit tonë të fundit e deri tash ka pasur përparime në drejtim të ndërkombëtarizimit, por ai pret që në mbledhjen e 5 dhjetorit të KE të FIFA-s të merret një vendim pozitiv për futbollin e Kosovës.
“Unë shpresoj se bashkëpunim ynë do të thellohet edhe më shumë. Kosova ka shumë sfida, por kemi shumë nevojë për mbështetjen tuja, sidomos që këtu të krijohet një qendër edukimi, për trajnerë, gjyqtarë dhe administratorë. Kjo është me rëndësi, që jo vetëm të kemi trajnime për këto kategori por që të aftësojmë edhe njerëzit tanë që ata pastaj të aftësojnë kuadrot tona. Pra duhet të krijojmë kapacitetet tona. Të krijojmë një qëndrueshmëri dhe të jemi të gatshëm që kur të ndodhë pranimi në UEFA e FIFA, në këtë drejtim jemi të gatshëm për të ecur përpara. Ne e mbështesim fuqishëm FFK-në Ne kemi besim te ju dhe unë shpresoj se bashkëpunimi ynë veç sa do të thellohet në çdo segment”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, nënkryetari i DFB, Rainer Milkoreit, duke falënderuar ministrin për pritje ka thënë: “Ndihemi krenar sa herë që takohemi me juve dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim FFK-në dhe për këtë këtu kam marrë një përforcim siç është Weidner, që është një lloj ministri jashtëm i futbollit gjerman. Me këtë dua të ju siguroj se ne do të bëjmë hapin tjetër që këtu të instalojmë një qendër të edukimit dhe trajnimin e te gjitha segmenteve të FFK-së. Pas dy licencimeve që patëm në të kaluarën, ne duam që bashkëpunim të thellohet dhe përmes një qendre të punojmë në profesionalizimin e kuadrove të FFK-së”.
Ai ka shtuar se DFB është e përkushtuar që ta mbështes FFK-në. Milkore pohon se na impresionon fakti që FFK-ja ka mbështetjen e ministrisë së sportit dhe të vet ministrit gjë që nuk është kështu në shumë shtete. /KosovaPress/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi