LAJMI I FUNDIT:

Leci ndahet me Landskronan, rikthehet në Kosovë

Leci ndahet me Landskronan, rikthehet në Kosovë

Liridon Leci edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Landskrona BOIS. Lojtari i ka dhënë fund aventurës në skuadrën e Ligës së Dytë të Suedisë dhe karrierën pritet ta vazhdojë diku tjetër.

Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, do të rikthehet në Kosovë. “E sigurt është se në Landskrona nuk do të jem më. Janë larguar 12 lojtarë, për shkak të kushteve jo të mira financiare”, thotë Leci.

Ai do të rikthehet në Kosovë, ku edhe nuk përjashton mundësinë të luajë në vendlindje, pavarësisht se një gjë të tillë nuk e ka menduar. “Kam luajtur mjaftë në kurbet. Me klubin Varberg Bois isha afër nënshkrimit, por nuk u bë. Për Kosovë nuk kam menduar ende”, tha ai, shkruan arena.

Leci, më parë ka bërë karrierë edhe në Shqipëri. Javë më parë Landskrona e suspendoi, pasi dyshohej nga Federata e Futbollit e Suedisë për kurdisje të disa ndeshjeve, gjë që ishte mohuar kategorikisht nga lojtari. Ndërkohë, ditë më parë Landskrona e ftoi të rikthehet në klub, ftesë të cilën e refuzoi Leci, pa dalë fillimisht klubi të kërkojë falje. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Kalo në kategori