LAJMI I FUNDIT:

Prishtina deklasoi Ferizajn në elitën e hendbollit kosovar

Prishtina deklasoi Ferizajn në elitën e hendbollit kosovar

Hendbollistët e Prishtinës triumfuan lehtë në kryendeshjen e javës së 8-të, kundër Ferizajt me rezultat 33:20, për të regjistruar kështu fitoren e 6 sezonale.

Kaltër e bardhët gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë dhe në asnjë moment nuk iu rrezikua fitorja e cila u arrit më lehtë se që ishte parashikuar, apo ndoshta është pritur një rivalitet më të madh të mysafirëve të cilët humbën ndeshjen e dytë në këtë edicion për të mbetur në pozitën e tretë në tabelë.

Pjesa e parë ishte pak më e barazpeshaur edhe pse epërsia e vendasve shkonte deri në +5 gola e më shumë, ndërsa e dyta ishte formalitet për Prishtinën që deri në fund të ndeshjes e rriti epërsinë deri në 13 gola.

Ishte kjo përballja e parë e ish anëtarit të Prishtinës Enis Kabashi i cili luajti edhe kundër babait të tij trajnerit të Prishtinës, dhe Enisi doli humbës.


Më meritorët në këtë fitore të Prishtinës ishin Beshiri me 8 gola dhe Krasniqi me 5, kurse te mysafirët u dallua Beslimi me 6 gola të shënuar. Duhet thënë se Prishtina mbetet përcjellësi i parë i liderit Besa Famiglia skuadrës së vetme pa humbje në elitën e hendbollit kosovar. /Korneri/Telegrafi/