LAJMI I FUNDIT:

FFK vizitohet nga zviceranët

FFK vizitohet nga zviceranët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), sot ka pasur mysafir nga Zvicra. nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur një delegacion nga Monthey i Zvicrës.

Këta të fundit ishin të prirë nga Giovanni Cutruzzola dhe FrancineCutruzzola, të cilët janë në Këshillin për integrimin e komuniteteve në Zvicër, derisa ishin të shoqëruar nga çifti Nurije e Ramush Gashi.

Mikpritësit i kanë falënderuar mysafirët nga Zvicra që kanë zgjedhur pikërisht Federatën e Futbollit të Kosovës ta vizitojnë si dhe i njohën me zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës. Veçmas me përpjekjet e futbollit të Kosovës për tu bërë pjesë e arenës ndërkombëtare.

Krerët e FFK-së kanë shprehur edhe falënderimet për shoqërinë zvicerane që u ka dhënë mundësinë komunitetit shqiptarë jo vetëm të strehon, por edhe të integrohen dhe të zhvillohen fuqishëm në Zvicër. Veçmas kjo vlen për talentët e futbollit madje deri në përfaqësuesen e Zvicrës.


Kurse, Gioovanni duke falënderuar krerët e FFK-së për këtë pritje, u shprehën se duke qenë që jemi të përfshirë në integrimin e komunitetit shqiptarë, kemi dashur të vizitojmë Kosovën për të parë edhe këtë pjesë.

“E zgjodhëm ta vizitojmë veç tjerash FFK—së sepse gjatë punës tonë në Monthey kemi parë se futbolli ishte një segment tepër i rëndësishëm i integrimit të të rinjve shqiptarë në Zvicër. Loja e futbollit hiq pa fol kabërë që këta të rinj të kuptohen mjaft mirë dhe tani shqiptarët janë një komunitet tepër i fuqishëm e mbi të gjitha i respektueshëm në Zvicër, të cilët përçojnë mirëkuptim në mbarë shoqërinë zvicerane”, ka thënë Gioovanni

“Unë jam shumë i kënaqur që të përcjellë në Zvicër te komuniteti ynë, një pasqyrë jashtëzakonisht të mirë të jetës së gjithëmbarshme në Kosovë”, ka theksuar ai.

Në fund të dyja palët u pajtuan që të nisin një bashkëpunim në segmente të caktuar të futbollit të Kosovës dhe atij të Montheyt.

Ndërkaq, Ramush Gashi, njeriu të cilin opinioni i Kosovës e njeh si kontribuues më të madh për ndërkombëtarizimin e futbollit e Kosovës, duke ia mundësuar Prishtinës, Besës dhe së fundmi edhe përfaqësueset e Kosovës në shumë turne ndërkombëtar që janë zhvilluar në Zvicër, ka falënderuar krerët e FFK-së për mikpritje duke premtuar angazhimin e tij për futbollin e Kosovës. /Express/Telegrafi/