LAJMI I FUNDIT:

Ekses-Liga

Ekses-Liga

Elitës së futbollit kosovar i ka mbetur vetëm titulli ‘Superligë’, ngase kësaj nuk po i ngjan as për së afërmi në realitet.

Faktori kryesor i dëmtimit të garës kampionale padyshim që është huliganizmi, i cili tashmë është përhap me të madhe nëpër stadiumet kosovare. Dhe, kjo është më se evidente. Gjashtë incidente në tetë xhiro është diçka e jashtëzakonshme për futbollin, gjë që nuk ka shans të ndodh në vendet tjera anëtare të UEFA-s e FIFA-s, në të cilat organizata mëton të anëtarësohet edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Në fakt, edicioni i ri po përcillet me eksese të njëpasnjëshme që po i shkaktojnë kryesisht tifozët, madje si asnjëherë më parë. Ende pa u mbyllur rasti i sulmit të trajnerit Afrim Tovërlani nga tifozët në Mitrovicë, të dielën shpërtheu eksesi tjetër në Gjilan, ku disa tifozë hynë në fushë, me ç’rast ndeshja mes Dritës e Hajvalisë u ndërpre para kohe.

Kur kanë kaluar tetë javët e para të kampionatit të ri, në Superligën e Kosovës janë regjistruar gjashtë incidente. /Tribuna/Telegrafi/