LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Kundërshtarët euforikë, por pa potencial

Hyseni: Kundërshtarët euforikë, por pa potencial

“Disa skuadra kampionatin e kanë nisur me eufori dhe është mirë pasi që e kanë bërë fillimin interesant, por ato e dinë se nuk kanë potencial për ta mbajtur ritmin e Prishtinës”.

Kjo është deklarata e sulmuesit të Prishtinës, Berat Hyseni një ditë pasi goli i tij i dha fitoren Prishtinës në ndeshjen kryesore të javës së 8-të duke e mposhtur kundërshtarin e pamposhtur deri më tash Llamkos Kosovën. Sulmuesi “bardhekaltër”, mendon se grupi ngadalë ka nisur të koordinohet dhe se vazhdimi do të sjellë lojëra edhe më të bukura..

“Në ekip ka pasur shumë largime dhe shumë ardhje, kështu që është dashur paksa kohë derisa të komponohemi. Tashmë ka nisur gjithçka të vijë në vendin e vet dhe se vazhdimi do të jetë edhe më i mirë. Gjithsesi, sivjet është shumë mirë e jo si viteve të kaluara kur Prishtina bënte 20 pikë dallim dhe ekipeve tjera nuk iu mbetej asgjë tjetër veç të luftojnë për pozitën e dytë”, tha Hyseni i cili Prishtinës iu bashkua një javën para se të fillojë kampionati dhe kjo ndikojë që ai startin mos ta ketë të mirë.
“Unë në 3 ndeshje që kam luajtur titullar kam shënuar 2 gola, në takimet tjera kam pasur minutazh më të vogël.

Problemi i vetëm tek unë ka qenë forma fizike dhe se më duhet edhe pak kohë derisa të arrij 100 përqindëshin e forcës fizike, e sa për gola pastaj nuk do të ketë problem”, tha sulmuesi Hyseni, duke iu kthyer edhe një herë garave kampionale.


“Ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës, si Llamkosi, Hysi, Trepça’89 e Ferizaj kanë hyrë me entuziazëm dhe është mirë që po bëjnë kështu. Por po e përsërisë, ato nuk kanë potencialin që ka Prishtina dhe nuk do të mund ta ndjekin ritmin tonë. Pra Prishtina pa problem do të përfundojë e para në renditje. Sigurisht sivjet është më interesant, shikueshmëria më e mirë dhe kjo bënë që gara të ketë një ritëm më të mirës se viteve të kalaruar”, përfundojë Berat Hyseni. /Zëri/Telegrafi/