LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Për një nuancë ishim më të mirë

Tovërlani: Për një nuancë ishim më të mirë

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, ka thënë se skuadra e tij ishte për një nuancë më e mirë se ajo e Llamkos Kosovës, të cilën e mposhtën me rezultat 1-0.

“Mendoj se nuk patëm shumë-shumë raste, por nga ato që patëm shfrytëzuam një që mjaftoi. Llamkosi humbi rastin në pjesën e parë kur qëlluan traversën”, tha trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, për Zërin.

“Mos të them shumë, por për një nuancë ishim më të mirë, sidomos në pjesën e dytë Llamkosi nuk arriti të na rrezikoj duke i bllokuar pas korrigjimeve që bëmë në pushim”, shtoi Toki. /Telegrafi/