LAJMI I FUNDIT:

Hysi barazon, Trepça ’89 fiton

Hysi barazon, Trepça ’89 fiton

Hysi barazoi me Trepçën në shtëpi dhe e ruajti kreun, kurse trepikëshit iu gëzua Trepça '89, që e mundi me vështirësi Fushë Kosovën.

Hysi – Trepça 0:0

Hysi dhe Trepça i kanë ndarë pikët, në një ndeshje me plot raste, por pa gola, të zhvilluar sot në stadiumin e Merdarës. Mitrovicasit e kishin rastin më të mirë në ndeshje kur kapiteni Emin Baliqi e humbi penalltinë në pjesën e parë. Përkundër këtij barazimi, Hysi mbetet në krye të tabelës.

Trepça ’89 – Fushë Kosova 2:1


Trepça ’89 ka shënuar fitore të mundimshme, por të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës. Skuadra ‘Xehetare’ kaloi e para në epërsi në minutën e shtatë përmes Blerim Berishës. Kurse, mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 19-të me anë të Muhabi Bushit. Por, Kastriot Rexha ishte edhe një herë lojtari vendimtar i ekipit mitrovicas, duke shënuar golin e fitores. /Express/Telegrafi/