LAJMI I FUNDIT:

Besa Famiglia triumfon në derbin kundër Kastriotit

Besa Famiglia triumfon në derbin kundër Kastriotit

Besa Famiglia ka fituar derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve duke mundur Kastriotin me rezultat 32-27.

Në një ndeshje interesante, pejanët janë treguar ekip më i mirë se ferizajasit gjatë gjithë lojës. Besa Famiglia pjesën e parë e mbyll me një gol epërsi 13-12.

Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë nikoqirët dominuan kundër mysafirëve dhe në fund me meritë ia dolën që ta fitojnë ndeshjen me pesë gola epërsi 32-27.

Prishtina ka arritur fitoren e parë në këtë sezon të garave. Prishtinasit pas disfatës javën e kaluar kundër Besa Famiglia, dje në udhëtim mundën Zhegrën me rezultat 26-39.


Superliga / Meshkujt

Rezultatet:

Drenica – Llapi 32:25(13:12)
Kosova – Samadrexha 40:27(19:14)
BESA Famiglia – Kastrioti 32:27(18:10)
Zhegra – Prishtina 26:39(9:19)
Drita pushon.

Tabela:

1.BESA Famiglia 2 4
2.Kosova 2 2
3.Prishtina 2 2
4.Trepça 1 2
5.Kastrioti 2 2
6.Samadrexha 2 2
7.Zhegra 2 2
8.Drenica 1 2
9.Vëllaznimi 1 0
10.Llapi 2 0
11.Drita 1 0

Në xhiron e ardhshme takohen: Drita – Drenica, Prishtina – Trepça, Kastrioti –Zhegra, Samadrexha – BESA Famiglia, Llapi – Kosova. Vëllaznimi pushon. /Kosovapress/Telegrafi/