LAJMI I FUNDIT:

Volejboll: Drita afër shuarjes

Volejboll: Drita afër shuarjes

Sporti kosovar vazhdon të përballet me probleme të mëdha financiare. Për shkak të mungesë së mjeteve materiale skuadra e volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e meshkujve, është afër shuarjes.

Por, ekipi gjilanas ka edhe një fije shprese për të mbijetuar. “Mundësia e vetme që klubi në fjalë mos të shuhet është nëse Federata e Volejbollit i heq kuotizmet dhe pagesën për gjyqtarë, ashtu siç ka premtuar para Kuvendit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KV Dritës.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra e Dritës shuhet. Një gjë të tillë klubi gjilanas e kishte përjetuar edhe në vitin 2003 dhe 2006. Por, ishte ringjallur shpejtë.

Ekipi gjilanas, është themeluar në vitin 1951 fillimisht me ermin Partizani, kulmin më të lartë e kishte në vitin 1982 kur u fute në ligën e dytë federative te asaj kohe, por me vone duke u shpallur edhe fitues i Kupës se Kosovës në vitin 1999 dhe po atë vit kampion i Kosovës. /Express/Telegrafi/